Jonida Maliqi drejt Eurovizionit. Sfidat dhe emocionet që po përjeton!

Screenshot_17-2.jpg

Ne kemi pasur të ftuarin e javës një personazh i cili ka qenë shumë i përfolur kohët e fundit në media.

Ajo ka qenë fituesja e “Festivalit të Radio Televizionit Shqiptar” dhe do të jetë ajo që do të na përfaqësojë në Eurovizion.

Jonida Maliqi ka folur se si është ndier kur është shpallur fituese e  “Festivalit të Radio Telivizionit Shqiptar”

“Kënaqësi shumë e madhe, tashme unë e kam perceptuar si fakt, synimi është vetëm “Eurosongu”, nuk është hera e parë që unë fitoj një çmim të parë. Kam fituar në moshë fare të vogël “Festivalin e Fëmijëve” në Tirane, me pas kam fituar “Këngën Magjike” para 10 vjetësh dhe më ndodhi në 2018 të fitoja “Festivalin e Kenges ne Radio Televizionin Shqiptar”.

Emocionet janë të mëdha dhe sigurisht është edhe një lloj stimuli qe i jepet çdo lloj artisti në momentin qe ti vlerësohesh me një çmim”,  u shpreh Jonida

Kënga e cila do na përfaqësoje në Eurovizion ka si tematikë emigrimin në lidhje me të Jonida është shprehur

“Jam emocionuar dhe nuk ka familje shqiptare, në kohërat qe jetojmë te mos këtë lidhje te drejtpërdrejtë me emigrimin.

Unë këtë lidhje e kam me motrën time e cila jeton jashtë prej shumë vitesh, ka zgjedhur të jetojë pranë vendit të bashkëshortit te saj, me mungon shumë dhe sigurisht për arsyet e saj për një jetë më të sigurt dhe më të qetë ka vendosur të jetojë jashtë trojeve shqiptare.

E kam menduar të jem e sinqertë, e kam menduar në momente të caktuara të jetës time. Që në moshë fare të vogël kur kam dashur të vazhdoja studimet e larta jashtë, nuk e bëra një gjë të tillë, ndërkohë e kam menduar edhe para disa vitesh për një të ardhme më të mirë për djalin tim.

Megjithatë më mirë i pari i fshatit se i fundit i qytetit, por tashme është vonë për të nisur një jetë diku tjetër, por mendoj duke mos qenë kaq pesimiste ky vendi ynë do bëhet.

Hajde të evolojm e të civilizohemi dhe hajde të jemi ne njerëzit që të ndryshojmë Shqipërinë.”

Kënga do të këndohet ne shqip, pse ka ardhur kjo zgjedhje?

“Kjo ka ardhur direket mbasi kam marr çmimin dhe ka qenë nga disa djem të Eurokosovës që më janë lutur “Të lutem Jonida mos e ndrysho këngën”

Pastaj a ka me bukur se kënga të këndohet në shqip? Ajo që më emocionon është së edhe nga reaksionet e të huajve kanë qenë emocionuese ende  pa marr vesh tekstin.

Pastaj Eurosongu i jep të gjitha mundësitë për informacion e detajuar për gjithçka kështu që të gjithë e dinë që  tematika është “emigracioni”, është shprehur ajo

Intervistën e plotë ndiqeni tek video e mëposhtme:

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303