Jonida Maliqi performon sot në Eurovision

Këngëtarja Jonida Maliqi do performojë sonte në gjysmëfinalen e dytë të edicionit të 64-rt të Eurovizion, i cili mbahet në Tel Aviv, Izrael.

Këngëtarja do këndojë shqip këngën e saj “Ktheju Tokës” me të cilën pret të kualifikohet për në finalen e madhe.

Sipas listës së publikuar, ajo do të jetë e 14-a në radhë.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

“Ktheju Tokës”  u kushtohet të gjithë emigrantëve nëpër botë të cilët mund të japin kontributin e tyre duke votuar numrin #14./real-news.tv