TË FUNDIT

Jonida Maliqi zbulon prapaskenat e klipit për ‘Eurovision’

Këngëtarja e talentuar Jonida Maliqi e cila pritet të përfaqësojë Shqipërinë  në Eurovision, ka nisur xhirimet e videoklipit të këngës fituese “Ktheju Tokës”.

Jonida ka publikuar disa prapaskena nga videoklipi si edhe ka zbuluar edhe veshjen e saj.

Nëpërmjet rrjetit social Instagram ku artistja është mjaft aktive, ajo ka ndarë disa momente gjatë xhirimeve.

Ajo gjithashtu ka prezantuar edhe profesionistët me të cilët po bashkëpunon për realizimin e klipit.

Stilisti i njohur Ardi Asllani është kujdesur për fustanin e saj i cili duket mjaft i veçantë.

Videoklipi pritet të publikohet në datën 8 mars.

Në 16 maj Jonida Maliqi pritet të ngjitet për herë të parë në skenën e madhe të ‘Eurovision’./real-news.tv

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat