TË FUNDIT

Jorida Tabaku publikon videon dhe lëshon akuzat e forta ndaj Veliajt

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku me anë të një video të publikuar në Facebook ka zbuluar gënjeshtrat e Erion Veliajt, Kryebashkiakut të Tiranës, lidhur me shkollën Sami Frashëri.

Tabaku shkruan se Veliaj nuk ka bërë transparente procedurat e tenderit për ndërtimin e shkollës, ndërsa ka gënjyer kur ka thënë se ajo do të ndërtohej me fondet e BE-së.

 “Një javë me rradhë kam pyetur EV për pretendimin se fondet e BE për tërmetin do ndërtojnë shkollën Sami Frashëri. Ai hesht dhe fyen. Faktet?! Shkolla “Sami Frashëri” nuk do ndërtohet me fondet e BE. Atëherë përse gënjeu dhe gënjen? Ngaqë do të fshehë të vërtetën që thërret në mes të sheshit.

EV sot e kësaj dite nuk ka bërë ende transparente procedurat e tenderit.

Gënjeshtra ka hundën e gjatë dhe këmbët e shkurtra. Fatkeqësisht gënjeshtarët kanë gjuhën e gjatë dhe iu mungon cipa!”, shkruan Tabaku, duke publikuar videon e mëposhtme.

https://www.facebook.com/jorida.tabaku/videos/357596378681837

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat