fbpx

Ju kujtohet Alvini që shpëtoi nga kampi famëkeq? Detaje të reja, ç’dyshohet për nënën e tij? Vëllai pritet të ‘shpëtohet’

alvin.jpg

Drejtori i Sigurisë pranë Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Kosovë, Bedri Elezi ka bërë me dije se vëllai i Alvin Berishës i cili i shpëtua disa kohë më parë nga kampi famëkeq Al-Hol, është gjallë.

Elezi ndër të tjera në fjalën e tij ka theksuar se 4-vjeçari Bunjamin pritet që të kthehet këtë të martë në Shqipëri.

“Bunjamini afër katër vjeç dhe është fëmija që pritet të kthehet sot në Shqipëri. Ai ishte djali i Afërdita Berishës e martuar ne një djalë nga Ferizaj i cili është vrarë.

Vogëlushi ka qenë në gjendje kritike në momentin që është marrë nga makina bashkë me Alvinin, nënën dhe me babain e tij, nuk ka pas njohuri nga njerëzit e tjerë të kampit, gjithashtu mendohet dhe ka dyshime se dhe nëna e Alvinit është plágosur rëndë dhe ndodhet në kampin e Al-Hol-it.

Ndërkohë tashmë personat që kanë qenë të plágosur janë marrë nga autoritetet kurde dhe kanë marrë ndihmën mjekësore. Nga fillimi i marsit dyshohet se nëna e Alvinit ka qenë gjallë por nuk dihet nëse ju ka mbijetuar ndërsa vëllai i Alvinit është gjallë dhe pritet që të kthehet në Shqipëri.

Unë di që familjarët e Afërditës jetojnë në Gjermani dhe kanë shprehur interesin e tyre, që sapo Bunjamini të kthehet në Shqipëri, ta marrin atje”, është shprehur ai.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303