Dështimi i Bashkimit Evropian për të rënë dakord për fillimin e bisedimeve me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë ishte “një gabim historik”, tha të premten presidenti i Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker.
Deklarata e tij u mbështet nga presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, i cili tha se vetoja në një samit të BE-së për fillimin e bisedimeve të pranimit me dy vendet e Ballkanit ishte një “gabim”./real-news.tv/

