Justin Bieber ka postuar një fotografi me bashkëshorten e tij Hailey Bieber, të realizuar në shkretëtirë.
Këngëtari 25 vjeçar shtoi një mesazh të ëmbël nën foton e publikuar duke deklaruar sërish dashurinë e tij për gruan.
“Këto janë momentet për të cilat jetoj. Vetëm koha me ty ma freskon shpirtin. Ti je e imja dhe unë jam i joti”, shkroi Justin.
Edhe një herë, Justin i kujtoi botës dashurinë e tij për modelen Hailey Bladwin, e cila tashmë mban mbiemrin e bashkëshortit./real-news.tv/

