Justin Bieber serish në qendër të vëmendjes

Këngëtari Justin Bieber gjithnjë tërheq vëmendjen e mediave me postimet e tij si pozitivisht por edhe negativisht.

Këtë herë ai ka shkaktuar  shumë të qeshura me një foto të fundit që ka publikuar në rrjete sociale. Në këtë foto shfaqet një bashkim i tipareve të tij dhe të bashkëshortes modeles Hailey Baldwin.

Ky imazh ka shkaktuar shumë komente tek ndjekësit, por disa prej tyre duket se nuk e pëlqyen këtë shaka të tij. Aktualisht Bieber ka probleme me ankthin dhe depresionin, për të cilat është duke u kuruar. Ndërkohë modelja Baldwin  ndodhet në festivalin e “Coachella”.