25.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

“Ka mbivendosje të viruseve tani”, Manastirliu i jep porosinë të moshuarve për vaksinën

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale, Ogerta Manastirliu ka qenë ditën e sotme e pranishme në Shtëpinë e të Moshuarve në Tiranë. Ajo ka folur rreth vaksinimit ndaj gripit, duke përçuar mesazhe të të moshuarit

“Të moshuarit do të përfitojnë vaksinën e gripit, po ashtu edhe për të gjithë kujdestarët dhe stafet në qendrat e përkujdesit social do të kryhet vaksinimi ndaj gripit falas, për t’u mbrojtur nga viruset stinore, duke ditur që mund të ketë dhe një mbivendosje të viruseve për shkak të COVID19”, tha Manastirliu.

Duke shprehur mirënjohje për kujdestaret e shtëpisë së të moshuarve dhe të qendrave të përkujdesit për punën dhe sakrificën e bërë në këto muaj të vështirë të pandemisë, Manastirliu tha se është ndjekur strategjia e duhur për mbrojtjen e të moshuarve në qendrat e kujdesit social.

“Keni kaluar një kohë të vështirë, ku edhe ju si punonjëse të kujdesit social keni qëndruar të izoluar, por është një sakrificë e madhe që është bërë për shëndetin e të moshuarve në qendrat e kujdesit, në shtëpitë e foshnjave, të personave me aftësi të kufizuar në të gjithë vendin. Ja kemi dalë falë punës tuaj dhe strategjisë së ndjekur për të mbrojtur shëndetin e të moshuarve”, – tha Manastirliu.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat