fbpx

Kafe, salcë domatesh dhe atlete! Çfarë po konsumohet më shumë në kohë pandemie?

download.jpg

Kafe e shpejtë, salcë domatesh, mbathje për joga dhe atlete të kompanisë Nike, janë gjithandej në listë të blerjeve. Mirëpo uji i paketuar, penelat e shtrenjta dhe palltot e markave luksoze kanë mbetur anash. Kjo është ekonomia e konsumit gjatë kohës së pandemisë me koronavirus në Shtetet e Bashkuara. Madje situata duket se është më ndryshe sesa kurrë më parë. “Gjithçka që kemi ditur për furnizimet dhe kërkesat mund ta gjuajmë nga dritarja, sepse nevojat e konsumatorëve kanë ndryshuar plotësisht”, ka thënë Piotr Dworczak, profesor i asociuar i ekonomisë në Universitetin Northwester

Analiza që u ka bërë Reuters shportave të konsumatorëve, tregon se pandemia me koronairus ka zmbrapsur modelin e vjetër për dekada të konsumatorëve, duke nisur nga ushqimi e deri te veshjet.

Ky realitet u ka dhënë fuqi disa kompanive që të rrisin çmimet dhe t’i kthejnë mbrapsht zbritjet. Sipas specialistëve të shitjeve, shumë prej trendeve të reja mund të jenë rezultat i një faktori: puna nga shtëpitë. Ekonomia e bazuar nga kërkesat e konsumatorit ka ndryshuar pothuajse brenda natës. Rritja e kërkesës për disa produkte të caktuara si dhe problemet globale të furnizimeve zinxhirore, kanë ndikuar në rritje të çmimeve.

Amerikanët tani janë duke bërë më shumë kërkesa për kafe, vezë, proshutë të prerë, salcë domatesh dhe djath, është thënë në analizën e kryer nga Reuters, marrë parasysh të dhënat e fundit të kompanive, Nielsen Co, the Brewers Association dhe StyleSage Co.

Megjithatë, situata me raste është komplekse, pasi disa ndryshime të shprehive janë në kundërshtim me paqartësitë e mëdha ekonomike në gjithë globin.

Kjo pasi kërkesat dhe çmimet janë rritur edhe për produkte të shtrenjta si atlete Nike, 106 dollarë, veshje për joga, 105 dollarë apo edhe çanta të markës Louis Vuitton në vlerë të 1,500 dollarëve.

Ekonomistët e arsyetojnë këtë sjellje me faktin se shumë persona, në pamundësi që të shpenzojnë jashtë shtëpisë, kanë më shumë para në duar.

“Nëse e analizojmë situatën e konsumit tani, në mënyrë të çuditshme, ata që kanë ruajtur vendet e punës kanë më shumë para në dispozicion”, ka thënë Nirupama Rao, profesoreshë e ekonomisë dhe politikave publike në Universitetin e Miçiganit.

“Natyrisht se po përballemi me shumë humbje të vendeve të punës, mirëpo një pjesë e njerëzve vazhdojnë të punojnë dhe të fitojnë”.

“Presion i pashembullt”

Konsumatorët kanë paguar rreth 8 për qind më shumë për kafe, sipas të dhënave të kompanisë Nielsen. Kërkesa për salcë domatesh është rritur për 10 për qind, derisa për proshutë të prerë për rreth 5 për qind. Një kërkesë e tillë ka ndikuar që shumë kompani të mëdha të pezullojnë vendimet për promocione dhe të përdorin fuqinë e tyre për të përfituar në kohën e kësaj krize shëndetësore, që ka rezultuar me humbje të miliona vendeve të punës.

A do të rimëkëmbet ekonomia pas pandemisë?

“Kompanitë e mëdha prodhuese kanë trashuar xhepat e tyre me përfitime, ndërkohë që u kanë bërë presion të pashembullt konsumatorëve, të cilët janë detyruar të paguajnë çmime më të larta”, ka thënë Burt Flickinger, këshilltar për shitje në Strategic Resource Group.

Kompania, JM Smucker, ka thënë se nuk ka rritur çmimet e kafesë mirëpo ka pezulluar disa promocione. Kompania tjetër, Kraft Heinz, nuk ka pranuar të komentojë mirëpo ka thënë se fitimet gjatë muajit korrik janë rritur për shkak të ofertës dhe zbritjeve për produkte të caktuara.

Ekspertë tjerë të industrisë kanë thënë se kompanive u është dashur të ambientohen me tregun e ri. Ata vlerësojnë se para pandemisë, kur çmimet kanë qenë më të ulëta dhe ka pasur zbritje e promocione, në disa kompani, fitimet kanë qenë në rënie e sipër.

Para se të përhapej sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, dhjetëra miliona persona kanë blerë kafe në rrugë teksa kanë qenë duke shkuar në punë. Papritur dërgesat e mbi 9 kilogramëve të kafesë për restorante, dhe pakot e mëdha me salca të ndryshme, kanë pasur destinacion shtëpitë e vogla dhe janë paketuar në sasi më të vogël. Kjo ka ndikuar që disa kompani të vezëve të përballen me mungesë të kartonëve. “Nëse shikoni vezët, ato më parë dërgoheshin nëpër restorante dhe tani duhet të paketohen për dyqane”, ka thënë Daniel Bachman, ekonomist në kompaninë Deloitte.

“Çmimi i ndryshimit ka qenë shumë i lartë”. Ndërkohë, çmimet për ujë të paketuar dhe pelena për një përdorim janë rritur, meqë kërkesa për to ka pësuar rënie gjatë pandemisë.

Disa ekonomistë thonë se njerëzit nuk duan të paguajnë shtesë për ujin që mund ta pinë në shtëpitë e tyre dhe tani, meqë kalojnë më shumë kohë në shtëpi, shfrytëzojnë pelena që mund t’i përdorin disa herë për fëmijët.

“Njerëzit po qëndrojnë nëpër shtëpi dhe nuk po dërgojnë fëmijët diku ku pelena mund të dështojë”, ka thënë Rao.

A ka të interesuar për pallto 2,245 dollarë?

Izolimi ka nënkuptuar që shumë amerikanë nuk kanë udhëtuar, nuk kanë ngrënë jashtë si dhe nuk kanë vizituar teatrot. Meqë shumë persona nuk kanë shkuar në punë dhe nuk kanë dërguar fëmijët në shkollë, kjo ka nënkuptuar se ata kanë harxhuar më pak naftë për makinat e tyre.

Prandaj ka mundësi që ata kanë shpenzuar në gjëra tjera.

Përshëndetjet e së ardhmes?!

Michael Collins, profesor në Departamentin për Shkencën e Konsumit në Universitetin e Viskonsinit, e ka quajtur këtë sjellje, “efekti i zëvendësimit”.

“Është e qartë se njerëzit sillen thuajse kanë xhepa të ndryshëm të të hollave”, ka thënë ai.

“Tani meqë nuk ha jashtë, kam qindra dollarë që nuk i kam shpenzuar në asgjë. Mund t’i zëvendësoj ato para, nga ushqimi jashtë, në të trajtuarit e vetes me gjëra tjera”.

Ky efekt mund të ndihmojë për të sqaruar rritje e kërkesës për atletet Nike. Kjo kompani ka thënë se ka shitur 63 për qind të produkteve online në muajin korrik, në krahasim me 10 për qind një vit më parë.

Çmimet e atleteve Nike Air Max janë rritur për 10.5 për qind në krahasim me një vit më parë.

Çmimet për veshjet e jogas janë rritur për 7.2 për qind, derisa 45 për qind e produkteve të tilla janë shituar në muajin korrik, në krahasim me 15 për qind një vit më parë.

Ndërkohë, çmimet për një lloj të çantës së markës Louis Vuitton janë rritur për 5 për qind prej nisjes së pandemisë. Në muajin korrik, kjo markë ka thënë se shitjet janë rritur prej muajit qershor, pavarësisht pse kompania ka rritur çmimet për të tretën herë gjatë pandemisë. Por, në këtë mes ka edhe kufizime.

Kërkesat për palltot e markës Burberry kanë rënë dhe online janë shituar vetëm 3 për qind të tyre, në krahasim me 14 për qind në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sa do të zgjasë kjo situatë?

Shumë gjëra mbeten të paqarta.

Epidemia në Shtetet e Bashkuara dhe pasojat ekonomike janë duke ndryshuar shënjestra, andaj ende nuk dihet kur – apo edhe nëse – jeta amerikane dhe sjelljet e konsumatorëve do t’i kthehen “normalitetit”.

Rao nga Universiteti i Miçiganit ka thënë se prodhuesit e ushqimeve kanë hezituar që të investojnë në ndryshime të përhershme në fabrikat e tyre.

“Ata i ka ndalur fakti i gjithë kësaj paqartësie dhe dilemave se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë”.

Si po përballen shtetet me rritje të papunësisë në kohë koronavirusi?

Natyrisht, kërkesat e konsumatorëve, si dhe rritjet e çmimeve të disa markave mund të ndryshojnë në javët dhe muajt e ardhshëm teksa shumë amerikanë përballen me më shumë probleme ekonomike.

Raundi i parë i përfitimeve qeveritare të lidhura me COVID-19, ka përfunduar më 31 korrik, duke lënë rreth 30 milionë amerikanë të papunë edhe pa 600 dollarë ndihmë javore, përmes së cilave kanë kryer disa shpenzime për jetesë. Në mungesë të këtyre parave, analistët thonë se shpenzimet do të ndalen.

Collinas nga Universiteti i Viskonsinit ka thënë se zgjatja e afatit për pagesë të hipotekave, kredive dhe huave studentore u kanë ndihmuar gjatë kësaj kohe konsumatorëve. “Herët apo vonë gjithçka do të përfundojë dhe njerëzit do të nisin të forcohen sërish”./REL

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303