fbpx

Kali trembet dhe ndryshon drejtim, ndërron jetë drejtuesi i karrocës, përplaset nga makina

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ku një person ka ndërruar jetë.

Mësohet se viktima ka qenë duke ecur me kalë, por në momentin kur ai është futur në rrugën dytësore të fshtatit Neviçisht, kali është trembur dhe i ka dalë përpara makinës. Si pasojë e përplasjes drejtuesi i karrocës ka gjetur vdekjen e menjëhershme bashkë me kalin e tij.

Korçë/Informacion paraprak

Më datë 23.09.2020, rreth orës 05:35, në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në afërsi të fshatit Neviçisht, ka ndodhur një aksident, ku për pasojë shtetasi E. G., 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar mjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin H. R., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Neviçisht, që lëvizte në rrugë me kalë, i cili ka gjetur vdekjen.

Drejtuesi i mjetit shtetasi E. G., u dërgua në Spital për kontroll mjekësor, me të cilin do të kryen veprimet e mëtejshme proceduriale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.