fbpx

Kalon pushimet me ish-bashkëshortin dhe të dashurën e tij

1280_kourtney_scott.jpg

Nuk është hera e parë që Kourtney Kardashian i kalon pushimet me ish-bashkëshortin e saj dhe të dashurën e tij.

Ylli i “Keeping Up With The Kardashians” vendosi të arratisej diku larg Shteteve të Bashkuara.

Kourtney zgjodhi të ftohtin finlandez, dhe së bashku me të ishin edhe ish-bashkëshorti i saj Scott Disick së bashku me fëmijët e tyre dhe të dashurën e tij të re Sofia Richie.

Një burim për “E!News” deklaroi se:

“Fëmijët morën pushimet e pranverës në shkollë dhe ata vendosën të udhëtonin drejt deborës së Fiblandës. Kështu, Scott Disick- ut dhe Sofia Richie- t iu duk me vend t’u bashkoheshin pushimeve familjare. Kourtney është shumë e lumtur për mënyrën se si po shkon bashkëprindërimi.”

Kourtney shpërndau në Story një fotografi nga Hotel Artic TreeHouse në Finlandë.

I njëjti burim gjithashtu tregoi se familja u argëtua duke luajtur në dëborë e duke shëtitur me biçikleta.

Pasi ditët e pushimit përfunduan, të gjithë u shpërndanë në vendet dhe shtëpitë e tyre. /real-news.tv

Burimi: E!News

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303