“Kam 4 vjet që them stop”. Meta i përgjigjet Yuri Kim: Do ta diskutoj këtë çështje

yte-shf.jpg

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka deklaruar se po luhen e po bëhen pazare me reformën në drejtësi. Fill pas kësaj deklarate, ka ardhur dhe reagimi i Presidentit Meta i cili deklaroi se është i gatshëm për ballafaqim me aktorët politikë ndërsa vetë tha se nuk ishte një aktor politik por kreu i shtetit.

“Unë kam katër vjet që them stop lojërave në drejtësi, ambasadorja ka të drejtë se shohim vetëm lojëra dhe asnjë produkt serioz të kësaj reforme. Këtë e tregojnë kushtet e Shqipërisë nga BE, shikoni kushtet në 2016 dhe shikoni sa kushte janë tani dhe përse janë. Shqetësimi është i drejtë se aktorët politikë kanë luajtur me këtë cështje. Parlamenti s’është aktor politik por kryetar shteti dhe ka qenë gjithnjë në krye të detyrës. Nuk ka surprizuar askënd, vendas e partnerë të huaj me veprimet e tij sepse gjithçkaa ka qenë e dokumentuar sa i takon zbatimit të reformës në drejtësi. Presidenti është i gatshëm të ballafaqohen aktorët për të parë se kush ka bërë e po bën lojëra me reformën. Unë nuk po negocioj asgjë vec këtyre pikave.

Do ta diskutoj këtë çështje. Ndoshta harrova ta diskutoj me ambasadorët. I informova për të gjitha paligjshmërisë. Do ti kërkoj BE hetim edhe për situatën në reformën në drejtësi. Si ishin ligjet dhe se si janë zbatuar dhe Ilir Meta është ballëlartë, sespe i ka bërë paralajmërimet me kohë, maskat e reformës kanë rënë tani  dhe përgjegjësinë ta mbajën ata që bëjnë lojëra para popullit shqiptar. Nga kjo përfiton vetëm një njeri…”, u shpreh Meta.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303