fbpx

“Kam besim se plani im do…”. Rama mesazh të fortë që në mëngjes, ja kujt i drejtohet

edi-rama-koronavirusi-770x448.png

Kryeministri Edi Rama, me anë të një statusi në rrjetin social Facebook, e ka nisur mëngjesin e sotëm me fjalët e ish-Presidentit të SHBA, Barak Obamës. Në një reagim në Facebook, Rama ka zgjedhur një deklaratë të Obamës, i cili ka shkruar se masat shtrënguese kundër koronavirusit janë shumë efikase dhe duhet të kujdesimi për njëri-tjetrin.

Më tej dhe Rama shkruan se ka besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjek do japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin.

POSTIMI I PLOTË I RAMËS

🔴 “NËQOFTËSE JU PYESNI VETEN A MOS ËSHTË I EKZAGJERUAR REAGIMI PËR TË ANULLUAR GRUMBULLIME TË MËDHA APO AKTIVITETE PUBLIKE (DHE UNË E DASHUROJ BASKETBOLLIN), JA KU E KENI NJË SKICË TË DOBISHME, PËR SE SI MASA TË TILLA MUND TA NGADALËSOJNË PËRHAPJEN E VIRUSIT DHE TË SHPËTOJNË JETË. NE DUHET TË KUJDESEMI PËR NJËRI-TJETRIN”, Barak Obama

🔴 KËTO JANË DY KURBAT E FAMSHME QË NA TREGOJNË SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË SHPËRTHYESE DHE RASTET E RËNDA RRITEN LART ME SHPEJTËSI, BRENDA NJË KOHE TË SHKURTËR, DUKE E FUTUR NË KOLAPS SISTEMIN SHËNDETËSOR (kurba e kuqe; shumë më tepër pacientë për trajtim intensiv, se sa shtretër, pajisje dhe mjekë në dispozicion) KUR NUK MERREN MASA SHTRËNGUESE OSE SE SI EPIDEMIA PËRHAPET NË FORMË GRADUALE DHE RASTET E RËNDA RRITEN NË PROPORCION MË TË DREJTË ME KAPACITET E SISTEMIT SHËNDETËSOR (kurba gri, ku shihet qartë shtrirja në kohë e përhapjes së virusit, që sjell nga njëra anë avantazhin e mundësisë së sistemit për ta përballuar më mirë nevojën për kurimin e rasteve të rënda dhe nga ana tjetër, avantazhin që mund të na japë me daljen e dimrit rritja e temperaturave në dobësimin e virusit).

🔴 PRA MASAT SHTRËNGUESE LUAJNË ROL VENDIMTAR NË KËTË LUFTË DHE SA MË I GODITUR TË JETË PLANI I PËRSHKALLËZIMIT TË TYRE, AQ MË E PËRBALLUESHME ËSHTË GODITJA E VIRUSIT, I CILI GJITHËSESI SHPËRNDAHET PO TJETËR JANË PASOJAT KUR PËRPARON SHPEJT DHE KREJT TJETËR KUR PËRPARON NGADALË. Unë kam besim se Plani i Përshkallëzimit që po ndjekim do të na japë rezultat, nëse të gjithë do të japin dorën e tyre dhe me ndihmën e Zotit, nuk do të humbasim vendosmërinë e durimin🙏

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303