Këngëtarja shqiptare trondit fansat, pranon sëmundjen

Bëhet fjalë për këngëtaren me origjinë shqiptare Bebe Rexha.

Këngëtarja e famshme ka ndarë me ndjekësit e saj në “Twitter” një problem i cili e ka shoqëruar gjatë gjithë kohës.

Ajo pranoi publikisht se  arsyen pse në disa momente nuk kishte dëshirë të dilte nga shtëpia dhe të ishte me miqtë e saj, ndërsa në disa momente të tjera kishte energji të pashterueshme nga të cilat nuk arrinte të flinte apo të ndalonte së krijuari muzikë.

E gjithë kjo vinte si pasojë e sëmundjes së saj.

“Jam bipolare dhe nuk më vjen më turp për këtë gjë”, ka shkruar këngëtarja 29-vjeçare në postimin e saj më të fundit.

Për të gjithë ata që nuk e dinë sëmundja bipolare ose  sëmundjet maniako-depresive përfaqësojnë një grup sëmundjesh mendore të rëndësishme, të shpeshta dhe që zgjasin.

Karakterizohen nga periudha depresioni serioz dhe të zgjatur, që alternohen me periudha të humorit të lartë, ekspansiv ose irritues (të njohura si mani). Përgjithësisht, ndryshimi nuk është pasojë e shkaqeve ambientale.

Ai (ndryshimi i humorit) mund të jetë i menjëhershëm, brenda orëve, ditëve ose gradual, në një periudhë kohe prej disa muajsh.

Bebe ndër të tjera u shpreh se i do shumë fansat e saj dhe shpreson shumë që njerëzit ta pranojnë ashtu si ajo  është. /real-news.tv