“Kërcet” gjoba! E pëson keq i infektuari me Covid-19 në Kakavijë

47016c6ca0009fcb4549a7f0b2d6d8b3_L.jpg

Një 63-vjeçar ka tentuar të kalojë pikën kufitare të Kakavijës. Mirëpo, rapoortohet se ai është i prekur me Covid-19.

Pasi është konstatuar rasti i tij, ai është gjobitur nga policia me 700 mijë lekë.

“M.G, 63 vjeç banues në Vlorë u gjobit me 700 mijë lekë”,- njofton policia.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.

Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303