TË FUNDIT

“Këshilli po përgatit…”. KLGJ jep njoftimin e rëndësishëm, ja ç’do ndodhë nga dita e sotme

Këshilli i Lartë Gjyqësor me anë të një njoftimi bën të ditur se duke nisur nga dita e sotme do të rifillojnë nga puna gjykatat në gjithë vendin, por vetëm për çështjet e ‘ngutshme’ dhe nën masa të rrepta sigurie për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

“Nëse keni një çështje të ngutshme, kur diçka e tillë ju është komunikuar prej personelit të gjykatës. Nëse nuk ju kanë kontaktuar nga gjykata, komunikoni me gjykatën nëpërmjet telefonit/postës elektronike (e-mail), përpara se të paraqiteni fizikisht pranë saj. Në këto masa përfshihen dezinfektimi, pastrimi i rregullt, mbajtja e distancës prej 2 metrash midis të gjithë individëve në gjykatë, si midis personelit gjyqësor, ashtu edhe përdoruesve të gjykatës, marrja e masave për pajisjet mbrojtëse personale, si maska, doreza, etj. Në lidhje me këto, Këshilli po përgatit rregulla të hollësishme”, njofton KLGJ.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat