TË FUNDIT

“Këtu në mes të fshatit…”. Djali i viktimës rrëfen ngjarjen e rëndë: Autori ka qenë gjithmonë një person…

Mbrëmjen e djeshme një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Labovë në Gjirokastër, ku mbeti i vrarë 60-vjeçari, Andrea Xhavarra. Djali i viktimës, Ermal Xhavarra ka deklaruar se autori Jano Kota gjithnjë ka qenë person problematik, ndërsa ka rrëfyer më tej dhe ngjarjen e rëndë.

A kanë pasur konflikte më parë?

Konfliktet kanë qenë të vazhdueshme për çështje kullotash, jo lopët, gjëra bagëtish.

Dje si ka ndodhur ngjarja?

Pak a shumë kjo ka ndodhur dhe dje, e njëjta situatë.

Ju ishit këtu?

Jo, jo nuk isha.

Ku ndodhi ngjarja?

Këtu në mes të fshatit. Konflikti i çastit ditën e djeshme por ka qenë e herë pas hershme se ai personi që bëri këtë, problematik ka qenë gjithmonë këtu në fshat me të gjithë. Kështu ka bërë.

Ishte një kullotë e përbashkët?

Ca vende që bënte sikur i kishte të tijat.

Po dje çfarë ndodhi?

Tani duhet ta nxjerrë ekspertiza nuk dimë ç’të themi.

A kishte dëshmitarë?

Po ka pasur vërdallë. Por nuk e dimë. I ka marrë policia.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat