Kim Kardashian i është përgjigjur kritikëve, të cilët pohuan se ylli i televizioneve po studion drejtësinë për shkak të pasurisë dhe statusit të famshëm që ka.
Kim zbuloi se po studion për avokati javën e kaluar dhe se do japë provimin në vitin 2022.
Por ajo shprehet se nuk e ka ndërmarrë këtë hap për privilegj apo para.
Ndërsa shtoi se asgjë nuk duhet të na kufizojë në ndjekjen e ëndrrave.
Kardashian publikoi një foto në Instagram së bashku me dy mentoret e saj avokate, Jessica Jackson dhe Erin Haney.
“Kam parë disa komente nga njerëz që thonë se është privilegji dhe paratë e mia që më çuan drejt kësaj rruge, por nuk është kështu,”-shkroi Kim. “Dua që njerëzit të kuptojnë se nuk ka asgjë që duhet të na kufizojë ndjekjen e ëndrrave apo përmbushjen e qëllimeve. Ju mund të ndiqni rrugën tuaj, ashtu siç po bëj unë.”
Kim gjithashtu i mbylli gojën kritikëve se ajo nuk mund të studiojë për drejtësi pa përfunduar gjimnazin.
Ajo konfirmoi se “është e vërtetë” që ajo nuk mbaroi kolegjin dhe shpjegoi: “Duhen 60 kredite kolegji (unë kam pasur 75) për të marrë pjesë në ‘leximin e ligjit’, që është një shkollë e drejtësisë në zyre që mësohet nga juristët. ”
Kim thotë gjithashtu se nuk po kalon shumë kohë me familjen e saj për të studiuar: “I kaloj fundjavat larg nga fëmijët e mi … punoj gjithë ditën, vendos fëmijët e mi në shtrat dhe kaloj netët duke studiuar.
“Ka raste kur ndihem e mbingarkuar dhe ndihem sikur nuk mund ta bëj, por marr mbështetje nga njerëzit e mi të afërt”./real-news.tv/

