Kim Kardashian e tepron me photoshop

Kim Kardashian bëri publike linjën e saj më të re të produkteve të bukurisë, por fotografia e saj nuk duket aspak si ajo.

Fansat e saj komentuan menjëherë duke thënë se fotografia ishte edituar aq shumë me Photoshop sa Kim Kardashian dukej më shumë si Toni Braxton.

“Umm….Kim është shumë e bukur, por këtu nuk duket aspak si ajo”, ka komentuar një ndjekës.

“A jam unë e vetmja që nuk e njoha Kim Kardashian për të paktën 10 sekonda”, ka thënë një tjetër.

Të shumtë ishin ata që thanë se më shumë dukej se ishte Toni Braxton në fotografi se sa Kim Kardashian.

Zëdhënësit e Kim Kardashian kanë thënë se ajo nuk e ka planifikuar që ajo t’i përgjigjet komenteve.

Kjo nuk është hera e parë që ylli i “Keeping Up With the Kardashians” ka telashe me përdorimin e Photoshopit.

Edhe vitin e kaluar kurishte me pushime, Kardashian ka postuar një fotografi me bikini për të cilën fansat menjëherë e vunë re se ishte edituar shumë për ta bërë që beli i saj të dukej më i vogël.