Erion Veliaj ndodhet në Kinë në një takim zyrtar me kryebashkiakun e Pekinit për të mirëpritur Samitin 17+1
Ai ka ndarë sot një video të disa nxënësve kinezë që kanë mësuar shqipen dhe madje këndojnë këngën e Alban Skënderajt.
Kryebashkiaku ka publikuar videon në Instagram me mbishkrimin:
“Eci në Kinë me 30 vetë ?@albanskenderaj se mos e merr vesh @noizy sa fansa ke në Kinë se na fike…???”
Prapa korit ndodhet një tabelë mirëseardhje për Veliajn: “Pekini i uron mirëseardhje Kreut të Bashkisë së Tiranës”.
Nuk kanë munguar as recitimet e vargjeve të shkrimtarit tonë të njohur Ismail Kadaresë
Advertisement