fbpx

“Kisha frikë mos mjekët dhe infermierët…”. Rama flet për televizionin Italian, publikon videon

Edi-Rama-7.jpg

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook, prononcimin që ka dhënë mbrëmjen e djeshme në edicionin e lajmeve TG 5 në televizionin italian Canale 5, ku ka folur për 30 mjekët shqiptarë, që janë duke luftuar me Covid-19 në Itali.

Ai ka deklaruar se ky veprim për të dërguar mjekët i erdhi natyrshëm, pasi Italia është pjesë e Shqipërisë duke e konsideruar  atë si shtëpi.

‘Më erdhi natyrshëm. Ne jetojmë në Shqipëri, por jetojmë me Italinë, thithim ajrin e Italisë nëpërmjet televizioneve, jo vetëm në media, por edhe nga shumë shqiptarë jetojnë aty. Dhe kështu duke parë ato konferenca funerale me shumë e shumë të vdekur, duke qenë nga kjo anë, edhe ne e përjetojmë këtë agression vërtetë vrasës, nuk mundeshim më. Na erdhi natyrshëm të themi. Mirë, ne nuk jemi në gjendje ti ndihmojmë me të gjitha, por jemi në gjendje tu demostrojmë solidaritetin tonë, afeksionin tonë të madh dhe sigurisht impenjimin tonë për të qënë aty, nuk është se kemi burime të palimituara, edhe ne kemi këtë frikë që sistemi jonë  mund të shpërthejë, por deri tani po ia dalim, dhe sa kishim këtë kohë rezervë thamë, përse duhet t’i mbajmë rezervë dhe nuk i dërgojmë atje në front, që është shtëpia jonë në fund të fundit’, tha Rama, raportoi neësbomb.al

Më tej, ai ka shtuar se ka pasur frikë se mos mjekët dhe infermierët ndryshonin mendje, pasi nuk kishin lajmëruar familjarët e tyre për këtë vendim që kishin marrë.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/638918700175423/

 

 

 

Ndër të tjera, Rama ka cituar edhe një thënie të Nënë Terezës, e cila thoshte se në vend të mallkosh errësirën ndiz një qiri.

 

‘Të gjithë ishin gati, madje kishte edhe nga ata, të cilët nuk u kishin thënë prindërve, na e thanë në aeroport. Kishim frikë se na thoshin jo, sepse frika e prindërve është e kuptueshme. E bëmë sipas mëësimit të Nënë Terezes që thotë në vend të mallkosh errësirën ndiz një qiri. Është një qiri që shpresojmë ti sjellë mbarësi Italisë, sepse me të vërtetë nuk mund të rri secili në shtëpi, mbyllur në dhomë duke menduar se shtëpia e tyre nuk do digjet duke parë lajme që nga ana tjetër po digjet. Është e pabesueshme’, u shpreh Rama.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303