TË FUNDIT

“Klithmat e vogëlushit të larë në gjak” rrëqethin njerëzit, Policia jep njoftimin

Një ngjarje e pazakontë ka tronditur qytetin e Durrësit mbrëmjen e kaluar. Tre persona kanë rrahur brutalisht një burrë rreth të 40-ave dhe fëmijën e tij të vogël. Ngjarjen e ka rrëfyer gazetarja Klodiana Haxhiaj nëpërmjet një postimi në rrjete sociale duke thënë se Policia nuk ndërhyri për ngjarjen dhe as nuk ka nisur hetimet.

“Tre persona kanë rrahur në mënyrë barabare një 40-vjeçar në mes të bulevardit “Dyrrah” mbrëmjen e sotme. 40-vjeçari ishte duke ecur me të birin 5 a 6 vjeç. Klithmat e vogëlushit që kërkonte ndihmë kanë rrënqethur të madh e të vogël. E rrahën aq keq, sa kur u ngrit la pas, një pellg gjaku ndërsa cubat e bulevardit, iu hipën makinave e ikën, pa iu hyrë gjemb në këmbë. Nuk ishte i pirë, por nuk ecte dot, e mbante djali i vogël prej dore, edhe shapkat s’dihet ku i përfunduan, mbeti zbathur. I larë në gjak”, shkruan Haxhiaj duke cituar rrëfimet e dëshmitarëve okularë.

Sipas gazetares, një prej personave dhunues është nipi i një biznesmeni të fuqishëm të vendit dhe policia nuk ‘e lëviz gishtin’ për këtë cështje pasi ka frikë. Haxhiaj sqaron se kjo cështje mund të zbardhet falë kamerave të sigurisë dhe dëshmitarëve.

“Të tre cubat janë të identifikueshem, Policia as u duk fare aty. Njëri më thanë është nipi i një biznesmeni. Policia Durrës nëse ka këllqe të mos pyesë asnjë dëshmimtar, por të marrë kamerat e sigurive të bizneseve që e kanë filmuar e t’i thërrasë njëherë në Komisariat, e nëse nuk bën minimalisht këtë, Policia ka frikë!

E nëse Policia ka frikë, çfarë i mbetet qytetarit?! Në boulevard ka shumë njerëz në mbrëmje…dhunën ç’njerëzore dhe klithamat e djalit të vogël i kanë parë shumë sy e i kanë dëgjuar shumë veshë! Policia ka kohë që nuk duket në rrugë, që kur bulevardi është bërë arenë e shpjetësisë skëterrë të shoferëve, si puna e këtyre që sot masakruan një baba. Çfarëdo të kish bërë, për më tepër në prani të një fëmijë të mitur nuk ka justifikim përdorimi i dhunës barbare. Nuk isha prezente por di që nuk do kisha bërë sehir, siç bënë sot shumë të tjerë!”, shkroi gazetarja.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat