Një ditë pasi Kuvendi miratoi Kodin e ri Zgjedhor, mësohet se Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi do të vijë në Tiranë për një vizitë zyrtare ditën e nesërme.
Mësohet se do të flasë në Parlament dhe do të zhvillojë takime me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD, Lulzim Basha.
Varhelyi do të zhvillojë edhe takim me drejtuesit e vettingut. Vizita e Komisionerit për Zgjerim vjen pasi në Kuvendin e Shqipërisë u miratuan ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Ka pasur përplasje të mëdha mes Ramës me Metën dhe Bashën, ndërsa mbetet për tu parë nëse Varhelyi do të qetësojë situatën.

