TË FUNDIT

Kokainë dhe armë, policia del natën në aksion, kap 3 persona, procedon 2 të tjerë

Arrestohen tre persona nga policia pasi gjatë kontrollit të ushtruar i janë gjetur doza kokaine dhe, kanabis dhe armë. Aksioni është kryer gjatë natës. Sipas policisë ka qenë një kontroll rutinë që është bërë për rritjen e parametrave të sigurisë.

Njoftimi i Policisë:

Kontrolle në tërë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë. Sekuestrohen lëndë narkotike Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje.

3 të arrestuar dhe 2 të proceduar penalisht.

Forcat policore të Komisariateve të Policisë Lezhë, Kurbin dhe Mirditë,kanë ushtruar ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

U arrestuan në flagrancë shtetasit :

– S.H. 18 vjeç, banues në Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkodër, pasi te “Kryqëzimi i Kallmetit” , u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkodër, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit :

– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatorë me 4 fishekë pa leje.

Veprat penale në ngarkim të tyre ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” .

Materialet procedurale iu referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat