fbpx

Kontakte me juristin, konfirmohet me COVID-19 Drejtori dhe Specialisti i Burgut Rrogozhinë dhe

Ditën e djeshme u konstatua me COVID-19 juristi u burgut të Rrogozhinës, ndërsa u dyshua se të prekur ishin dhe drejtori i burgut dhe një tjetër punonjës, pasi kanë patur kontakte me juristin.

Mësohet se drejtori Agim Tafa së bashku me specialistin ishin në karantinë që prej zbulimit të rastit të parë brenda institucionit.

Tafa dhe punonjësi tjetër kishin pasur kontakte, ndërsa zyrtarisht mbrëmjen e kaluar sipas ISHP-së edhe ata janë të infektuar.

Raportohet se takimet e dy personave të infektuar kanë qenë të shpeshta me njerëz të shumtë ndërsa ka dyshime se mund ta kenë përhapur masivisht.