21.5 C
Tirana
E shtunë, 27 Prill, 2024

TË FUNDIT

Koreja e Jugut: Ja kur do të rikthehet koronavirusi, vala e dytë do të jetë më e fortë

Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In,paralajmëron se pavarësisht përpjekjeve për izolim, përgjatë këtyre muajve, SarsCov2 nuk do të ndalet, por mund të rikthehet edhe më i fortë.

“Përhapja me këto ritme e infeksionit, pavarësisht stabilizimit të situatës në këtë fazë, rrit dyshimet se mund të rikthehet në çdo moment, në çdo hapësirë të hapur, kudo ku njerëzit po i rikthehen jetës normale. Kjo gjë nuk ka mbaruar derisa të mbarojë vërtet. Derisa alarmi të marrë fund, ne nuk duhet të ulim nivelin e vigjilencës. Vetëm kështu mund ta frenojmë pandeminë”, tha Moon Jae-in.

Presidenti tha se do të duhet kohë derisa që kjo situatë të marrë fund:

“Do të kalojë një kohë e gjatë përpara se pandemia Covid-19 të përfundojë totalisht. Deri atëherë, duhet të përgatitemi për një valë të dytë, që e parashikojnë edhe ekspertët e fushës”.

Ai gjithashtu paralajmëroi se në vendin e tij, masat nuk do të lehtësohen krejtësisht, ndërsa Task Forca e shëndetësisë po përgatitet tashmë për valën e dytë të vjeshtës apo dimrit të këtij viti, duke vijuar trajnimet e të gjithë stafit spitalor për t’u përballur me këtë virus.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat