Koronavirusi/ 1700 mjekë të infektuar

34197A5E-DC89-4E53-84E9-CADAD388261F.jpeg

Koronavirusi i ri u ka marrë jetën gati 1,400 personave, por tani qeveria kineze është vënë përballë një sfide të re, që është reduktimi i stafit mjekësor si pasojë e infektimit nga pacientë bartës.

Të premten u raportua se mbi 1,700 doktorë dhe infermierë janë diagnostikuar me virusin e njohur si “Kovid-19”, dhe të paktën 6 kanë humbur jetën.

Pjesa më e madhe e kanë bartur sëmundjen në provincën e Hubeit dhe pikërisht brenda qytetit të Uhanit, që njihet si epiqendra e krizës epidemike.

Mungesa e maskave dhe e kostumeve mbrojtëse speciale mendohet të jenë shkaqet kryesore të përhapjes së sëmundjes mes stafit mjekësor, pasi shpeshherë këto pajisje masa u janë siguruar vetë pacientëve të shumtë në numër.

Numri i të infektuarve në rang kombëtar u rrit të premten me 5 mijë raste të reja në afro 64 mijë, dhe mbi 1,080 persona u liruan nga spitalet pas rikuperimit me sukses nga sëmundja.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303