Koronavirusi mbërrin edhe në SHBA, konfirmohen 3 raste

Koronavirusi ka mbërritur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas medieve të huaja në SHBA konfirmohen 3 raste me koronavirus.

Rasti u fundit u regjistrua në veri-perëndim të Oregon. Mosha dhe emri i pacientit nuk bëhen të ditura, por mediat shkruajnë se pacienti është nën kujdesin e mjekëve. Rasti i dytë u regjistrua në Kaliforni. Për këto raste akoma nuk është mësuar origjina nga ka ardhur virusi.

Sipas raportit të fundit, koronavirusi është përhapur në më shumë se 50 vende të botës. Në mbarë botën janë shënuar më shumë se 83.650 raste, ku 78961 janë në Kinë dhe 2791 të vdekur nga virusi.

Dje Hollanda, Bjellorusia, Zelanda e Re, Nigeria dhe Lituania konfirmuan rastet e para. U konfirmua edhe vdekja e parë e një anglezi nga koronavirusi. Anglezi ishte në anijen e kthyer në karantinë, Diamond Princess në Japoni.