fbpx

Koronavirusi në Shqipëri/ Kompania “Erzeni” i dhuron QSUT 10 mijë euro

kompna.jpg

Në një situatë ku deri më tani janë konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, 123 të prekur nga COVID-19 dhe janë shënuar 5 viktima, Kompania kryesore e prodhimit të bulmetit në Shqipëri,  ERZENI, i ka ofruar një shumë prej 10 mijë eurosh QSUT, kontribut për të përballuar situatën e vështirë në të cilën ndodhet vendi ynë.

Në kuadër të masave për mbrojtjen nga koronavirusi, janë shtuar masat higjieno-sanitare dhe frekuenca e dezinfëktimeve, sipas direktivave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kompania Erzeni ka garantuar gjithashtu, se produktet e saj nuk do t’i mungojnë tregut.

“Bashkë do ja dalim, ne jemi me ju”.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303