TË FUNDIT

Koronavirusi/ Rritje e mprehtë e numrit të të vdekurve

Rreth 242 persona të tjerë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit të ri, janë raportuar vetëm të mërkurën në provicën kineze, Hubei, duke shënuar numrin më të lartë të vdekjeve që kur ka shpërthyer virusi.

Përveç vdekjeve, është raportuar edhe për gati 14,840 persona të prekur nga ky virus në këtë ditë.

Kina ka shkarkuar nga puna dy zyrtarë të lartë në provincën Hubei, vetëm disa orë pasi janë bërë të ditura të dhënat e reja.

Japonia gjithashtu raportoi për viktimën e parë nga koronavirusi, një grua 80 vjeçare e cila ishte shtruar në spital që nga fillimi i shkurtit. Dy vende të tjera jashtë territorit të Kinës,  Hong Kong dhe Filipinet, kanë konfirmuar më parë një vdekje secila.

Qasja e re diagnostikuese erdhi në të njëjtën ditë kur Hubei dhe kryeqyteti i saj i goditur, Wuhan, zëvendësuan zyrtarët e tyre të lartë në një përgjigje të dukshme ndaj kritikave publike për trajtimin e pushtetit lokal të epidemisë, shkruan Associated Press.

Vdekjet totale në territorin e Kinës që nga fillimi i shpërthimit të koronavirusit  në dhjetor arritën në 1.367, me numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në rritje në 52.526. Kjo shifër tani përfshin më shumë se 13,000 raste të “diagnozës klinike” në Hubei, e cila duket se përfshin ato të bazuara në analizën e një mjeku të kombinuar me imazhin e mushkërive, në krahasim me pritjen e rezultateve të testit laboratorik.

Në zbërthimin e numrit të madh të rasteve të reja në Kinë, zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetit Mi Feng tha që Hubei kishte miratuar një plan të rishikuar të diagnozës dhe trajtimit që synon të përshpejtojë identifikimin dhe trajtimin e pacientëve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat