Pas Kakavijës dhe Kapshticës, radhë e gjatë automjetesh është krijuar gjatë mbrëmjes dhe natës në pikën Kufitare të Morinës.
Një situatë e tillë erdhi pasi shqiptarët e Kosovës kanë përfunduar pushimet ditore në bregdetin shqiptar dhe janë rikthyer në shtëpi. Ndërsa të tjerë kanë shfrytëzuar fundjavën për t’u relaksuar në bregdet.

