TË FUNDIT

Kosovë/ Ndërron jetë një grua nga COVID-19, mësohet se ajo…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gjakovën mëngjesin e sotëm. Drejtori i Shëndetësisë në Gjakovë, Ferdinand Kolaj ka deklaruar se një paciente e cila vuante ngs COVID-19 ka ndërruar jetë.

Pacientja gjendej në Klinikën Infektive të QKUK’së qe disa ditë në mjekimin intesiv.

“Sot kemi marrë një informacion se një paciente e jona nga Gjakova ka ndërruar jetë në Klinikën Infektive të QKUK’së. Ajo sot në orët e hershme të mëngjesit ka ndërruar jetë”, ka Kolaj. Me vdekjen e saj ka shkuar në 16 numri i viktimave nga koronavirusi në Kosovë.

Po ashtu mbrëmë në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare gjithsej janë testuar 353 mostra dhe prej tyre 37 kanë rezultuar pozitive. Gjithashtu, edhe 21 persona janë shëruar dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon në 123.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat