fbpx

Kourtney Kardashian pozon e zhveshur për ‘Poosh’

SmartSelect_20190305-104102_Instagram.jpg

Kourtney Kardashian, ylli i “Reality Show” sapo i ka bërë të gjithë kurioz me postimin e saj të fundit.

39-vjeçarja ka postuar në llogarinë e saj në Instagram një foto ku pozon tërësisht e zhveshur duke mbuluar me njërën këmbë pjesën intime,  si dhe duke mbajtur në dorë laptopin dhe filxhanin e çajit të cilat mbulonin gjoksin e saj.

Krahas foto ajo ka shkruar se premton ardhjen e kompanisë që do të vijë së shpejti të quajtur “Poosh”, por pa përmendur detaje për të.

Shumë njerëz janë duke spekuluar se mamaja e tre fëmijëve është duke ndjekur gjurmët e motrave të saj për ndonjë linjë të re për kozmetikë.

Duke mos harruar se dy motrat e saj Kim dhe Kylie kanë markat e tyre të kozmetikës “KKW” dhe “Kylie Cosmetics”.

Nuk na ngelet tjetër veçse të presim se çfarë do të ndodhë më tej./real-news.tv

Burimi: Page Sic Style

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303