fbpx

Kryeministri Italian jep mesazhin e fortë për krizën politike

auto_4832036e-0236-49ce-968d-bd1495a447941571153253.jpg

Kryeministri i Italisë, Xhuzepe Konte, në një konferencë të përbashkët me Kryeministrin Rama tha se vendi i tij mbështet hapjen e negociatave me BE-në.

Ai foli edhe për krizën politike në vend, Konte tha se palët duhet të dialogojnë. “Situata politike në Shqipëri duhet të zgjidhet nga aktorët e brendshëm. Palët duhet të ulen, të dialogojnë pa kushte. Një gjë të tillë do e them edhe në takimet që do të zhvilloj më tej”, tha Konte, duke iu referuar takimeve që do të ketë me kreun demokrat Lulzim Basha dhe Presidentin Ilir Meta.

Në vijim, ai shtoi se mazhoranca të japë një platformë për të zgjidhur krizën.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303