18.5 C
Tirana
E diel, 19 Maj, 2024

TË FUNDIT

Kryhet ekspertiza e Astrit Deharit, avokati akuza Ministrisë së Drejtësisë: Po hesht qëllimshëm…

spot_img

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Zvicër i ka kthyer përgjigje pas një viti Ministrisë së Drejtësisë për autopsinë e ish-aktivistit të Vetëvendosjes, Astrit Dehari, mirëpo ajo nuk po publikohet nga ky institucion. Kështu ka deklaruar në një prononcim për Gazetën Express, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi.

Gashi ka thënë se ka marrë informacion nga vetë instituti në Lozanë se autopsia është kryer pak ditë para zgjedhjeve të jashtëzakonshme të gjashtë tetorit, mirëpo autorizimin e rezultateve të saj i është thënë se e ka institucioni që e ka përcjellë kërkesën, pra Ministria e Drejtësisë.

“Masi e kanë marrë informatën ju kanë drejtu me shkresë, me i njoftu se është kry ekspertiza, kanë thënë se është kry edhe i kanë thënë se i kanë autorizu që e kanë kry ekspertizën i kemi falënderu edhe i kemi kërkuar një kopje pastaj i kemi shkru Ministrisë së Drejtësisë në këtë kërkesë është edhe për prokurorin Lumezi ministria e ka dërgu i kemi kërkuar që të dërgohet edhe në gjuhën që është përpilu”, thotë Gashi, derisa shpjegon se ende nuk kanë marrë asnjë përgjigje.

Gazeta Express për këtë çështje ka dërguar pyetje edhe në Ministrinë e Drejtësisë por ajo nuk ka folur për këtë temë.

Astrit Dehari ishte aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje. U arrestua më 30 gusht të vitit 2016, i dyshuar se bashkë me aktivistë të tjerë sulmuan Kuvendin e Kosovës.

Ai vdiq më 5 nëntor të po të njëjtin vit, në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku raporti i Institutit të Mjekësisë Ligjore rreth shkaqeve të vdekjes së Astrit Deharit më 18 nëntor 2016, doli në përfundim se Dehari ka bërë vetëvrasje, por rezultatet e këtij raporti nuk u pranuan nga prindërit e të ndjerit.

Në tetorin e vitit të kaluar Qeveria e Kosovës me kërkesë të ministrit të Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka ndarë mjetet financiare në shumën prej 50 mijë eurove për ekspertizë shtesë jashtë vendit në lidhje me vdekjen e Astrit Deharit.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat