fbpx

Kthimi i emigrantëve shqiptarë, Ministria e Jashtme publikon numrat, ja oraret kur mund të telefononi

RINAS.jpg

Të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë ngelur të bllokuar në vende të ndryshme të botës, si pasojë e mbylljes së kufijve nga COVID-19, tashmë do kenë mundësi të kthehen.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme në bashkëpunim me Përfaqësitë Shqiptare në botë, është duke punuar për të mundësuar rikthimin e tyre.

Teksa ka publikuar numrat e kontaktit, MEPJ thekson se ka disa orare kur mund të telefonohet.

“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme informon të gjithë qytetarët shqiptarë të cilët janë bllokuar jashtë Shqipërisë, për shkak të mbylljes së kufijve tokësorë dhe ajrorë, dhe që kanë nevojë për ndihmë apo informacion, të telefonojnë ose të çojnë një sms në aplikacionin ËhatsApp, edhe në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat nga vetë MEPJ.

Numrat e vendosur në dispozicion mund t’i kontaktoni nga ora 08:00-20:00.

Vetëm SMS ose “WhatsApp” – nga ora 20:00-08:00

 

00355694045493

00355694045487

00355694045492

00355694045494

00355694045489

00355694045486

00355694045490

00355694045491

00355694045485

00355694045488

 

***

 

Ata që do u mundësohet rikthimi janë sipas ministrisë personat në kategoritë më poshtë:

 

– Qytetarët shqiptarë me qëndrim mbi 90 ditë në vendet ku ata tashmë janë bllokuar;

– Studentët shqiptarë në vendet ku ata studiojnë dhe

– Rastet humanitare.

 

Për të gjithë qytetarët që ndodhen në këto kushte, dhe kanë nevojë për ndihmë apo informacion, telefononi në numrat e vënë në dispozicion për emergjencat.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303