fbpx

Kujtim Gjuzi me tone të ashpra në Kuvend: PS të tërhiqet nga votimi për Kodin Zgjedhor

gjuzi.jpg

Deputeti Kujtim Gjuzi ka shpërthyer me tone të ashpra sot në Kuvend. Ai është shprehur kundër votimit që pritet të ndodhë për ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor, ndërsa theksoi se propozimet e 7 partive parlamentare nuk u morën parasysh nga mazhoranca.

 “Në qershor 7 parti politike ju dorëzuan amendamente për Kodin Zgjedhor, nuk e vutë ujin në zjarr. Mora pjesë edhe ë mbledhjen e komisionit të ligjeve ju vijoni të kontrolloni çdo gjë e më ndërprisni fjalën. Nëse nuk vendosni të zbatoni kërkesat e ODIHR që do komisionerë jo partiakë dhe do më shumë bashkëpunim mes palëve, ju po shkoni drejt diktaturës.

Është përgjegjësia juaj në lidhje me ç’ka kërkoj. Kolegët e mi propozuan që kryetarët të jenë në 12 prefektura, ky propozim është në konflikt të hapur interesi. Sot po shkojmë drejt një mashtrimi, PS të mos e votojë sot këtë Kod. Të mblidhet në një tryezë më e madhe që situata të mos jetë më e ndezur. Ndryshe do ketë kaq shumë probleme, përgjegjësinë për të cilën do ta mbani ju (Ruçit), që tani do jeni i propozuar në qarkun Fier. Në zyrë më keni thënë do i merrni parasysh të gjithë. Kjo është skandaloze”,- tha Gjuzi.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303