Kur do jetë udhëtimi i fundit drejt Shqipërisë? Ambasada jep përgjigjen

kur.jpg

Ambasada e Shqipërisë në Francë me anë të një njoftimi ka bërë me dije për gjithë qytetarët se fluturimi i fundit Paris-Tiranë do jetë ai i datës 19 mars, si pasojë e përhapjes së koronsvirusit.

Ambasada këshillon të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com).

Me anë të një njoftimi Ambasada e Shqipërisë në Francë theksoi se, “pas komunikimeve të vazhdueshme të Ambasadës së Shqipërisë, kompania ajrore Transavia France konfirmon se fluturimi Paris-Tiranë i datës 19 mars, do të kryhet”.

“Këshillohen të gjithë shtetasit shqiptarë që e kanë të domosdoshëm kthimin në atdhe që të prenotojnë sa më parë biletat në faqen e internetit tê Transavia-s (transavia.com), pasi, pas kësaj date, fluturimet do të ndërpriten të paktën deri më 19 prill 2020”, u shpreh Ambasada e Shqipërisë në Francë.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303