Besimtarët myslimanë festojnë sot Kurban Bajramin. Ashtu sikurse kishin bërë me dije, mëngjesin e sotëm, besimtarët e kanë nisur me faljen e namazit nëpër xhami, ndonëse të diktuar nga një protokoll i veçantë për shkak të pandemisë së Covid-19.
Ceremonia qëndore e Kurban Bajramit, ku i pranishëm ishte dhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, u zhvillua në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë, ndërkohë që falja e Namazit ishte në 06:30, ndërsa
Hytbeja e Kurbanit në 06:35.
RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN
- Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
- Të mbahet maska nga çdo besimtar.
- Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
- Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
- Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
- Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
- Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
- Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të çdo xhamie.

