TË FUNDIT

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, por ja ç’do ndodhë brenda 2 orëve

Kuvendi do të mblidhet sot si asnjëherë më parë në një seancë plenare. Pamja që do të shohim nga Kuvendi do të jetë ajo e deputetëve me maska, doreza e dezinfektantë, të shpërndarë në çdo cep të parlamentit.

Sipas urdhrit të zbardhur të Kryetarit të Kuvendit, zbulohet se seanca plenare do të zgjasë 120 minuta dhe do të diskutohen 24 nisma ligjore, që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, rishikimi i buxhetit të 2020, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset, dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Po ashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore që duhet të kishte përfunduar më 15 marsi.

Asnjë deputet nuk do të dalë në podium. Ligjvënësit do qëndrojnë sa më larg njëri-tjetrit, disa në lozha dhe në vendin ku rrinë mediat. Në sallë do lejohen vetëm tre kameramanë të TVSH, ndërsa seanca nuk do të zgjasë më shumë se dy orë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat