Lady Gaga do të realizojë ëndrrën e saj

Këngëtarja e njohur botërore, Lady Gaga, do të performojë për herë të parë të hënën në Teatrin Apollo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dy kompanitë e mëdha SiriusXM dhe Pandora.

Gaga ka thënë se kjo ka qenë ëndrra e saj e hershme që të performojë në atë skenë.

“Të performojë në Apollo ka qenë gjithnjë ëndrra ime. Faleminderit SiriusXM dhe Pandora që më ftuat. Jam shumë e emocionuar për fansat e mi që do të shohin një mbrëmje të veçantë”, ka thënë Gaga.

Gaga, e cila ka fituar nëntë herë çmimin”Grammy”, do të shfaqet në Teatrin historik të Harlemit, të hënën, më 24 qershor, për një koncert vetëm për abonentët SiriusXM dhe dëgjuesit e Pandorës për të festuar shkrirjen e dy kompanive./real-news.tv/