TË FUNDIT

Lajm i hidhur/ Ndërron jetë nga COVID trajneri i Flamurtarit

Një lajm i hidhur është mësuar sot. Pas disa ditësh në intubim si pasojë e Covid, bëhet me dije se ka ndërruar jetë trajneri i Flamurtarit në basketbollin e femrave, Viron Toska.

Deri pak kohë më parë Toska ka mbajtur edhe Postin e Shefit të klubit Flamurtari.

Toska ishte prekur nga Covid rreth dy javë më parë, ndërkohë që ishte shtruar në Tiranë, ku nuk ia doli dot që të kishte asnjë përmirësim.

Ai drejtoi për 10 vite me radhë skuadrën e Flamurtarit në basketbollin e femrave, me të cilat u shpall edhe kampion. Ndërkohë që të shumta kanë qenë mesazhet e ngushëllimit të miqve të tij, për këtë humbje të rëndë për familjen, dhe për të gjithë sportdashësit vlonjatë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat