TË FUNDIT

“Lajm i mirë për Shqipërinë”. Basha jep mesazhin e rëndësishëm: Dielli duket që kur lind

“Dielli duket që kur lind”, kështu ka deklaruar kryedemokrati Lulzim Basha lidhur me marrjen e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania, të cilin ai e ka konsideruar një lajm të mirë për Shqipërinë.

“Marrja e kryesimit të Presidencës së BE nga Gjermania është një lajm i mirë për Shqipërinë. Dielli duket që kur lind, ndaj gjermanët kanë vendosur që në fillim të agjendës së tyre në krye të BE, procesin e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor”, shprehet kreu demokrat, Lulzim Basha, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Në këtë kuadër, ai thekson se nuk duhet humbur më kohë për të përmbushur 15 kriteret, drejtimi për të dalë nga kriza ku është futur Shqipwria është pikërisht aty.

“Reforma Zgjedhore dhe zbatimi i saj përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, Ndëshkimi i personave të përfshirë në manipulimin e zgjedhjeve, bërja funksionale e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë dhe shqyrtimi i legjitimitetit të procesit të 30 qershorit 2019, Lufta kundër Korrupsionit, Krimit të Organizuar dhe Trafiqeve, Ligji i Medias që cënon lirinë e shprehjes, masat për uljen e numrit të azilkërkuesve, janë disa nga hapat që duhet të ndjekë vendi ynë për të mundësuar bashkimin me familjen europiane”, thekson ai.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat