fbpx

Lajmi fundit/ 2 raste të reja në spitalin e Lezhës me COVID-19

2 raste të reja me COVID-19 mësohet se janë shënuar në Lezhë. Siç raporton faxweb, nga spitali rajonal Lezhë janë konstatuar 2 raste të reja të dyshuar me infeksion dhe bëhet fjalë për një infermiere dhe një sanitare.

Nga ekzaminimi me tampon ato kanë rezultuar pozitive me koronavirusin COVIC-19. Ato ende ndodhen në dhomën e izolimit të ngritur në ambientet e spitalit Rajonal Lezhë në kuadër të luftes kundër COVID-19.

Rastet deri tani janë të dyshuar pasi pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë për dërgimin e tyre në spitalin infektiv të Tiranës për egzaminime të mëtejshme.

Gjatë ditës së djeshme një infermiere tjetër në Lezhë u konstatua pozitive me Covid pasi kishte pasur kontakt me një emigrant që ishte kthyer nga Italia, i cili ishte mbartës i virusit të rrezikshëm, por nuk kishte shfaqur shenja të sëmundjes.