fbpx

Lajmi fundit/ 2 vëllezër me COVID-19? Dyshohet se u infektuan nga babai, ndërsa gruaja…

koronaviruisi-infektivi_9.jpg

Elbasani është një ndër qytetet e prekura nga koronavirusi. Sot, dyshohet se janë shënuar 2 raste të reja me COVID-19.

Bëhet fjalë për dy djemtë e 62-vjeçarit, i cili u identifikua si pozitiv gjatë ditës së djeshme, dhe që jetonte në lagjen Emin Matraxhiu.Djemtë janë të moshës 22 dhe 25 vjeç.

Ata ndodhen në gjendje shumë të mirë dhe nuk kanë shfaqur deri më tani shenja të sëmundjes.

Familja ndodhet e vetëkarantinuar në banesën e tyre, ndërkohë që burri është dërguar te infektivi .

Gruas i ishte bërë testi pasi kishte temperaturë, por fillimisht ka rezultuar negative, pritet që ti bëhet një test i dytë për të konfirmuar rastin.

Derimë tani në vendin tonë janë prekur 146 persona nga Covid 19, 23 prej të cilëve vetëm në 24 orët e fundit.

Ndërkohë që një lajm pozitiv është ai i shërimit të 17 pacientëve, të cilët kanë rezultuar negativ pasi u janë nënshtruar dy testeve, dhe do të qendrojnë për 14 ditë në kushtet e vetëkarantinimit në banesat e tyre.

Në spitalin Infektiv ndodhen të shtruar 72 persona, 3 prej të cilëve ndodhen në gjendje kritike për jetën. Siç edhe dihet tashmë 6 persona e kanë humbur luftën me koronavirusin dhe kanë ndërruar jetë që prej mbërritjes së pandemisë në vendin tonë.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303