Lajmi fundit/ 5 pacientët e spitalit në Durrës shtrohen me urgjencë në Tiranë, mësohet se…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2.jpg

Si pasojë e zjarrit të rënë në spitalin e Durrësit, mësohet se 5 pacientë janë nisur drejt Tiranës pasi kanë nevojë për oksigjenim. Sipas drejtoreshës së spitalit, Nadire Jani, pacientët janë evakuuar mes tymit, ndërsa bëri me dije se zjarri u shkaktua si pasojë e një shkëndije elektrike.

“Zjarri përfshiu kabinën kryesore të energjisë elektrike dhe rrjetin elektrik në gjysmën e spitalit nga kati i parë në të katërt, duke bërë që gjysma e spitalit të mbetej pa energji. Të gjithë pacientët e neurologjisë, kirurgjisë, janë zhvendosur.

Ndërsa 5 qe kërkonin oksigjenim janë dërguar në Tiranë. Evakuimi i të gjithë pacientëve u bë pasi u shkaktua një tym i madh që përfshiu katin e parë e deri në të katërt.

Fillimisht kanë ndërhyrë rojet e spitalit, derisa kanë ardhur zjarrfikëset e Durrësit. Lajmërimi i parë erdhi në 00:20, ndërkohë që shkaktoi shumë panik te pacientët dhe të afërmit e tyre që ishin në spital”, u shpreh Nadire Jani për mediat.

scroll to top