fbpx

Lajmi fundit/ Aksident i rëndë pak minuta më parë, 2 persona mësohet se…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak më parë në Milot, ku 2 persona janë plagosur si pasojë e një aksidenti.

Burime bëjnë me dije se të plagosur rëndë kanë mbetur shtetasit Zef Paloka dhe Erli Mëhilli, për shkak se mjeti me të cilin ata udhëtonin ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.

Dy të plagosurit pasi kanë marrë ndihmën e parë në spitalin e Laçit janë dërguar me urgjencë në spitalin e traumës në Tiranë.

Policia e Kurbinit po heton lidhur me shkaqet e aksidentit, ndërsa paraprakisht dyshohet se shkak është bërë shpejtësia me të cilën udhëtonte mjeti i dy të rinjve.