Lajmi fundit/ Infektohet me COVID-19 Kryebashkiaku Erion Veliaj

vel.jpg

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Lajmi është konfirmuar nga vetë Veliaj me anë të një statusi në rrjetin social Facebook.

Statusi:

Miq, pas testit më njoftuan se dola pozitiv nga covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime. Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për Tiranën nga shtëpia.

Askush prej nesh nuk është imun ndaj këtij virusi, ndaj JU LUTEM 🙏🏻❤️ mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!

Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish! 🙏🏻❤️

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303