Lajmi fundit/ Makina përplas këmbësorin, detajet e para…

LAJMI-I-FUNDIT-1-1-822x462-4-1-2-1-1.jpg

Një aksident me pasoja të rënda është shënuar mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale Fushë Krujë- Tiranë, ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Duke qenë se në zonën e quajtur Qerek ku edhe ka ndodhur ngjarja, sot është ditë pazari ka shkaktuar një fluks njerëzish, por edhe drejtuesit duke mos zbatuar tabelat sinjalizuese, ka sjellë edhe përplasjen e këmbësorit.

Burime bëjnë me dije se në vendngjarje ka mbërritur menjëherë Policia e Grupi Hetimor për të zbardhur detajet e këtij aksidenti. Mësohet se drejtuesi i mjetit është ndaluar nga policia.

 

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303